Vinte nga Dibra në Tiranë, zbulohet hajduti i makinave që vepronte natën

Shqipëria

Vinte nga Dibra në Tiranë, zbulohet hajduti i makinave që vepronte natën

Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, pasi rezulton të jetë autor i vjedhjes së të paktën tetë automjeteve.

Në pranga ka rënë Mirdash Osmani, 39 vjeç, banues në Dibër, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja” e mbetur në tentativë. Sipas uniformave blu, arrestimi i tij ka ardhur pas finalizimit të operacionit të koduar “Shupenza”.

Policia thotë se ky shtetas studionte vendet dhe mjetet që vidhte dhe vepronte në orët e vona të natës, duke krijuar kushte dhe duke ndërprerë ndriçimin elektrik të vendeve ku ishin parkuar këto automjete.

Po nga hetimet, dyshohet se ky shtetas, makinat e vjedhura i çmontonte për t’i shitur për pjesë këmbimi.

Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 8 rasteve të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje automjetesh në qarkun e Tiranës.

Më konkretisht

Tentativë për vjedhje të automjetit në pronësi të shtetasit F. P., ngjarje e ndodhur më datë 05.01.2021;

Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit R. H., ngjarje e ndodhur më datë 01.10.2020, në rrugën “Shefqet Kuka”;

Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit O. F., ngjarje e ndodhur më datë 18.08.2020, në rrugën “Shefqet Kuka”;

Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit D. G., ngjarje e ndodhur më datë 29.06.2020, në rrugën e Dajtit;

Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit E. B., ngjarje e ndodhur më datë 27.05.2020, në rrugën “Muhamet Deliu”;

Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit A. V., ngjarje e ndodhur më datë 05.02.2020, në rrugën e Dajtit;

Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit J. B., ngjarje e ndodhur më datë 24.12.2020, në rrugën “Fadil Deliu”;

Nga kontrollit i servisit të këtij shtetasi, në Shupenzë, Bulqizë, i është gjetur dhe sekuestruar një automjet pa targa, i dyshuar në pronësi të shtetasit A. K., i vjedhur nga shtetasi M. O. më datë 16.10.2020, pjesë automjetesh dhe sende që përdorte për të kryer vjedhjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat