Një vit nga vrasja e Kastriot Reçit analizohet ADN-ja e dy oficerëve të RENEA-s, si të dyshuar

Shqipëria

Një vit nga vrasja e Kastriot Reçit analizohet ADN-ja e dy oficerëve të RENEA-s, si të dyshuar

Më: 7 janar 2021 Në ora: 13:12
Kastriot Reçi

Dy efektivave të repartit RENEA u është marrë analiza e ADN-së për tu krahasuar me profilin e snajperistit që ekzekutoi biznesmenin Kastriot Reçi në Rrëshen një vit më parë. Biznesmeni u qëllua nga një distancë prej 150 metrash me një snajper me precision të lartë ndërkohë që hetuesit dyshojnë se autori ka formim ushtarak ose policor. Për këtë ngjarje që dyshohet se ka lidhje me një serial të gjatë krimesh në Rreshën ende nuk ka asnjë të ndaluar 

Tirane – Një vit pas vrasjes me snajper të biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen, policia ende nuk ka gjetur autorin e ekzekutimit të pronarit të televizionit “Media Plus”, i cili u qëllua me një plumb të vetëm snajperi, nga një distancë prej gati 150 metra.

Vrasja e Reçit, dyshohet se ka lidhje me hasmëritë e vjetra që kanë dy familjet Gjini dhe Reçi. Ekzekutimi i Kastriot Reçit, konsiderohet nga ekspertët kriminalistë si një krim i realizuar me logjistikë dhe precision të lartë nisur edhe nga snajperi që është përdorur por edhe distance e qitjes. Ekzekutori ka lënë gjurmë të mjaftueshme për identifikim, si një qese kikirikësh, bishta cigareje dhe një ambalazh çokollate.



Nga këto gjurmë janë marrë profile ADN-je, por ende nuk është arritur të zbulohet autori i krimit. “Ora News”, mëson se gjatë periudhës 1 vjeçare të hetimit, dhjetëra persona janë shoqëruar dhe ballafaqur me provat, por asnjëri prej tyre nuk është ndaluar.

Mes personave që janë verifikuar dhe ballafaqur me provat mësohet të jenë dhe dy efektivë të forcave speciale RENEA, të cilët fillimisht u dyshuan se mund të kishin lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

 Dy efektivëve të RENEA-s, u është marë profil pështyme me qëllim krahasimin me profilin e sekuestruar në banesën nga ka qëlluar snajperi me një plumb në kokë biznesmenin Kastriot Reçi.

ADN-janë është analizuar me imtësi por pa rezultat dhe më pas profilet i janë dërguar dhe policive të Bashkimit Europian, me shpresën e gjetjes zbulimit të emrit të snajperistit që qëlloi Kastriot Rreçin.

Për këtë ngjarje në polici, në muajin janar 2020, u shoqërua Preng Gjini, i cili në muajin shtator 2020 i shpëtoi një, atentati të mirëorganizuar në Tiranë si dhe këshëriri i tij, Fatjon Dautaj.

Pasi janë marë në pyetje në polici dy kushërinjtë janë lënë të lirë. Hasmëria mes dy fiseve Gjini dhe Reçi filloi në vitin 2016, dhe dyshohet se vijon të prodhojë viktima edhe sot.

Më  15 dhjetori 2020, është vrarë në Rrëshen Anton Keli, djali i hallës së vëllezërve Gjini. Vrasja është kryer 26 ditë para se Kastriot Reçi, të mbushte një vit nga ekzekutimi më 7 janar.

Seriali i vrasjeve
Sajmir Jaku ekzekutohet në 9 shtator 2016
Gaspër Reçi ekzekutohet në 28 prill 2017
Kreshnik Gjini ezkekutohet në 6 shtator 2017
Armando Gjini ekzekutim në tentativë Maj 2017
Armando Gjini ezkekutohet në 13 gusht 2019
Kastriot Reçi ezkekutohet në 7 janar 2020
Preng Gjini plagoset me atentat me bombë në 15 shtator 2020
Anton Keli ekzekutohet në 15 dhjetor 2020.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat