Moti gjatë fundjavës parashikohet me shtrëngata, kur do të ndërpriten reshjet

Shqipëria

Moti gjatë fundjavës parashikohet me shtrëngata, kur do të ndërpriten reshjet

Më: 8 janar 2021 Në ora: 18:44
Ilustrim

Sipas parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë tri ditëve të ardhshme në vend do të mbizotërojë moti i paqendrueshëm. Reshjet e shiut do të vijojnë në të gjithë territorin, hera-herës në formën e shtrëngatave me rrufe.

Megjithatë, gjatë ditës së shtunë do të ketë ndërprerje të reshjeve dhe riaktivizim të tyre në mbrëmje.

Dëbora do të jetë prezente në pjesën veriore dhe verilindore.

Rrymat e ngrohta jugore do të sjellin temperatura në vlera pozitive thuajse në të gjithë vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat