Qarqet me reshjet intensive dhe shtrëngata/Data kur lumenjtë Drini dhe Buna kthehen në shtrat

Shqipëria

Qarqet me reshjet intensive dhe shtrëngata/Data kur lumenjtë Drini dhe Buna kthehen në shtrat

Më: 10 janar 2021 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Nga llogaritjet e IGJEUM, nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta por me probleme lokale të përmbytjeve. Tërheqja e ujit në shtratin natyral të Lumit Buna parashikohet të ndodhë në datën 13 Janar 2021.

Lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë prurje të larta por brenda kuotave maksimale të argjinaturave.

Intensiteti i lartë i reshjeve në veri-perëndim të vendit mund të krijojë probleme lokale me përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël, përmbytjet urbane dhe rrëshqitje të dherave kryesisht përgjatë ditës së sotme 10 Janar dhe nesër 11 Janar 2021. Në datën 12 Janar dhe përgjatë javës edhe pse priten reshje nuk priten probleme nga përmbytjet.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat