Zgjedhjet e 25 prillit/ Pëllumbi: Do marrim më shumë se 71 mandate, rival do kemi vetëm PD

Shqipëria

Zgjedhjet e 25 prillit/ Pëllumbi: Do marrim më shumë se 71 mandate, rival do kemi vetëm PD

Më: 10 janar 2021 Në ora: 13:54
Arben Pëllumbi

Zgjedhjet parlamentare po afrojnë, çdo parti politike premton se do të marrë më shumë vota se zgjedhjet e kaluara.

Deputeti Arben Pëllumbi u shpreh se në 25 prill PS do të hyjë në zgjedhje për të siguruar më shumë se 71 mandate e vetme.

Duke thumbuar LSI, Përllumbi shprehet se PD është partia historike që ka qenë rivale, duke theksuar se edhe në 25 prill mazhoranca do të jetë përball kësaj parti për të kandiduar. Për deputetin socialist, qytetarët pas zgjedhjeve duhet të kenë një qeveri të qëndrueshme dhe një opozitë konstruktive.

“PS më 25 prill do të hyjë për të siguruar 71 mandate e vetme, kjo është filozofia. Por sigurisht kjo është politikë dhe në fund fare të duhen shifrat për të bërë qeverisjen. Pas 25 prillit ne do të shikojmë cila do jenë rezultate, por sot për sot flasim se PS do t’i fitojë 71 mandate. Kjo është shumë shpejt për të folur madje është një temë që nuk ka vend për ta diskutuar sot, por do të preferojmë të kemi aleanca me ato parti që mbështesin programin e PS dhe programin dhe filozofinë e saj për qeverisje e vendit dhe integrimin në BE.

Do të shikojmë se cilat do jenë numrat. Besoj se do i kemi mandatet tona, por në rast se nuk i kemi do shikojmë mundësitë e bashkëpunimit, por do preferonim forca më të vogla politike.

Është e rëndësishme që vendi pas 25 prillit të ketë një qeverisje të qëndrueshme dhe një opozitë konstruktive. PD është forca politike opozitare që historikisht ka qenë përballë nesh, kështu besoj do jetë përballë nesh edhe pas 25 prillit”, tha Pëllumbi për “ATSH”.

Ndërsa duke iu referuar ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Përllumbi u shpreh se koalicionet parazgjedhore nuk janë hequr, ato kanë pësuar ndryshime.

“Koalicionet parazgjedhore nuk janë hequr, ato janë ndryshuar. Pra në formën klasike siç i kemi pasur në zgjedhjet e fundit nuk do kemi, sepse e bën të pamundur fakti i ndryshimeve kushtetuese që sollën listat e hapura. Nëse do përkrahim listën e hapur, aplikimi i këtij procesi me lista të hapura me koalicionet siç ishin, në formën që kishim përpara, ishte krejtësisht i pamundur që çdo parti politike të hynte me 14 deputetë apo më shumë emra pasi administrimi dhe menaxhimi i këtyre emrave do të bëhej i pamundur”, tha Pëllumbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat