LSI kallëzon në SPAK zyrtarët e Partisë Socialiste

Shqipëria

LSI kallëzon në SPAK zyrtarët e Partisë Socialiste

Më: 11 janar 2021 Në ora: 11:41
LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kallëzuar pranë Prokurorisë se Posaçme zyrtarë të Partisë Socialiste.

Kallëzimi është depozituar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.

Zyrtarët e PS akuzohen për shpërdorim të detyrës në funksion të fushatës elektorale.

Sipas LSI, zytarë të lartë të PS janë angazhuar në aktivitete elektorale edhe pse KQZ parashikon se diçka e tillë është e ndaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat