Rinisi mësimi në shkolla/ Pas pushimeve të gjata nxënësit janë rikthyer në klasa

Shqipëria

Rinisi mësimi në shkolla/ Pas pushimeve të gjata nxënësit janë rikthyer në klasa

Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:25
Foto

Duke respektuar me përpikmëri masat antikovid, rinisi në të gjithë vendin procesi mësimor për sistemin parauniversitar, për 480 mijë nxënës dhe 30 punonjës arsimorë.

“Shkolla po rinis mbarë. Kishim pak vështirësi në zgjimin nga gjumi sot, sepse fëmijët bënë 3 javë pushime. Unë e kam këtë nip në klasë të dytë dhe vjen në shkollë, ndërsa tjetri 13 vjecc është onlinë dhe në shkollë. Më mirë në shkollë, sesa online. Vazhdon të kemi vështirësi me cilësinë e mësimit.”

“Unë nuk I kam harruar edhe masat për higjeninën, ja ku e kam dezinfektuesin për duart.”

“Sado të përpiqemi, këta janë fëmijë të vegjël dhe e kanë të vështirë mbajtjen e masave, por do t’ja dalim. Edhe ne ndihemi më të qetë tani, u mësuam. Ne do të dalim fitimtarë, jo virusi.”

“Ne familjen tonë, nuk ka prekur njëri deri tani virusi.”

Sipas një vendimi të Komitetit Teknik të Ekspertëve, që ka hyrë në fuqi që në 1 dhjetor të 2020-tës, gjithë armata e nxënësve dhe mësuesve do të procedojë sipas këtij rregulli. Nxënësit nga klasa e parë në të pestën dhe klasa e 12-të, do të zhvillojnë mësimin vetëm në shkollë. Ndërsa nxënësit nga klasa e 6-të në të 11-tën do ta kryejnë të alternuar, online dhe fizikisht në shkollë.

“Shkolla jonë ka rreth 1350 nxënës. Ne kemi marrë e të gjitha masat për të qenë present, ashtu si staf mësuesish edhe psikologët. Madje sot na ka ardhur një mësues ndihmës, ndërsa psikologu I shkollës do të jetë I pranishëm 5 ditë, dhe jo më 3 ditë, sicc ka qenë deri tani. Kemi dy mësuese të prekura me Covid. Duke filluar nga dita e nesërme të gjitha orët do të mbulohen me zëvendësuese.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat