Bojaxhiu: Kur vaksinohet 50% e popullatës? Manastirliu: Po çoni ujë në ullukun e gabuar

Shqipëria

Bojaxhiu: Kur vaksinohet 50% e popullatës? Manastirliu: Po çoni ujë në ullukun e gabuar

Më: 11 janar 2021 Në ora: 22:43
Foto

Sot ka nisur vaksinimi me Covid-19 në vendin tonë ku të parët që morën vaksinën janë mjekët që ndodhën në vijën e parë të kontaktit. Çështja e vaksinimit është tema e diskutimit në Open në Top Channel.

Teksa po diskutonin për vaksinimin dhe se nga kanë ardhur vaksinat u zhvillua një debat mes aktivistit Gjergj Bojaxhi dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Debati nisi kur Bojaxhi i kërkoi kohën se kur do kryhet vaksinimi i 50% e popullatës.

Pjesë nga debati:

Bojaxhi: Kur do të vaksinohet më shumë se 50% e popullatës?

Manastirliu: Asnjë vend i botës nuk ka afate për vaksinimin e popullatës së tyre. Kush e thotë këtë?

Bojaxhi: Po, ka vende. Amerika do vaksinojë mbi 50% e popullatës në verë. E ka thënë Fauci.

Manastirliu: Po nuk mund të krahasohemi me Amerikën.

Bojaxhi: Më bëtë një pyetje, unë ju ktheva përgjigje. Ju ktheni përgjigje pyetjes sime.

Manastirliu: Po çoni ujë në ullukun e gabuar.

Bojaxhi: Cili është ulluku i gabuar? Të kërkosh vaksinimin e mbi 50% të popullatës nuk është ulluku i gabuar. Vetëm po vaksinuam mbi 50% të popullatës mund t’i kthehemi sërish jetës normale.

Manastirliu: Franca po has probleme me vaksinimin. Ekspertët kanë thënë se me 20% të vaksinimit ne mund të evitojmë kolapsin në spitale, diçka me të cilin po përballen shumë vende të BE-së sot.

Bojaxhi: Unë merrem me biznes. Neve na kërkoni që taksat ti paguajmë në afate. Na përcaktoni afate. Ju nuk po jepni afate. Po jepni procese dhe kështu me procese mund të vazhdoni edhe për 10 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat