Justifikimi i Maznikut për darkën: E paguan arabët, as menynë nuk e pamë

Shqipëria

Justifikimi i Maznikut për darkën: E paguan arabët, as menynë nuk e pamë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 00:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Si pjesë e videos në restorantin e shtrenjtë në Dubai, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku komentoi skandalin e darkës luksoze në Dubai në një intervistë.

“Edhe unë nëse do kisha parë lajmet nga mënyra se si dukej dhe si është portretizuar darka në mënyrë të padrejtë, do isha revoltuar. E mirëkuptoj mërzinë dhe inatin që kanë kur informacioni del jashtë kontekstit,” tha Mazniku. 

Ai e pranoi se ishin ftuar nga një kompani private dhe se ata i kishin paguar të gjitha.

“Ne shkuam si pjesë e një tentative të qeverisë për të sjellë në Shqipëri një investitor, të quajtur EMAAR Group. Ajo është një palë e interesuar për rivitalizimin e portit të Durrësit. Po flasim për një investim që i kalon 2 miliardë euro”.

“Kompania ka interes të afrohet edhe në qytetin e Tiranës dhe po shqyrton disa mundësi investimi. Unë isha aty për të prezantuar disa projekte të mundshme në Tiranë.

Zoti Mohamed Alabbar ka shpenzuar një ditë e gjysmë të tërë me ne. Ai nuk ishte në darkën e famshme sepse iu desh të lëvizte. Ishin të gjitha të ofruara nga kompania. Nusretin e takuam. Menynë nuk e pamë dhe as e porositëm sepse ishte porosi e kompanisë,” tha ai.

Nuk ishte vetëm kjo pjesa ku u zu ngushtë Mazniku, kur u pyet për bashkëshorten e Fugës dhe korrespondencën me kompaninë, Maznikuu shpreh se mund t’ju tregoj mesazhet personale dhe jo korrospondencën zyrtare siç do të duhej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat