Priten ngrica dhe reshje dëbore/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Shqipëria

Priten ngrica dhe reshje dëbore/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Më: 12 janar 2021 Në ora: 20:38
Ilustrim

Ditën e nesërme moti për vendin tonë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë intervalet e kthjellimeve, të cilat do të jenë kryesisht në pjesën perëndimore të vendit dhe përgjatë orëve të mesditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht dhe në kohë afatshkurtër deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Sipas shërbimit Meteorologjik, duke nisur nga orët e pasdites në relievet malore në lindje të territorit do të ketë reshje të dendura dëbore.

Gjatë orëve të mbrëmjes reshjet e dëborës prekin edhe lartësitë kodrinore të vendit deri në lartësitë 500-600 metër. Pritet mjegull e dendur gati gjatë gjithë ditës në lugina. Gjithashtu do të ketë ngrica në pjesën veriore dhe verilinore të vendit që prej orëve të mëngjest e gradualisht ngricat deri në mbrëmje do të përfshijnë të gjithë zonat malore.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 2 dhe 4.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -2°C deri në 7°C

zonat e ulëta 4°C deri në 13°C

zonat bregdetare 5°C deri në 13°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat