Reshje dëbore në Elbasan/ Disa fshatra në Përrenjas pa energji elektrike

Shqipëria

Reshje dëbore në Elbasan/ Disa fshatra në Përrenjas pa energji elektrike

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:03
Ilustrim

Ne qarkun Elbasan gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme  ka pasur reshje dëbore në zonat malore. 

Në zonat malore të Librazhdit si Stebleva trashësia ka arritur nga 10-15cm. Ndërsa në Qafë Thanë trashësia ka arritur deri 10 cm. Në pjesën tjetër të qarkut ka pasur pjesërisht reshje të dobëta shiu.

Akset e prekura nga bora janë Elbasan – Qafë Thanë, në Qafë Thanë dhe aksi Librazhd-Sterblevë ku nga Klenja në Zgosh qarkullimi kryhet me zinxhirë. Nga firmat kontraktuese janë marrë masat për normalizimin e situatës duke përdorur kripë e skorie. Qarkullimi nuk është ndërprerë në këto akse dhe vijon normalisht.

Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht, përveç disa fshatrave në Prrenjas si: Rrajcë, Qukës si dhe një linjë e cila furnizon fshatin Lin në Pogradec dhe zonën e Mokrës. Nga ana e  OSHE po punohet për riparimin e defekteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat