Përmbytjet, Shehu: Duhen argjinatura. Qeveria të kishte nxjerrë mësime

Shqipëria

Përmbytjet, Shehu: Duhen argjinatura. Qeveria të kishte nxjerrë mësime

Më: 15 janar 2021 Në ora: 22:11
Sherefedin Shehu

Ish zëvendës ministri i Financave në qeverinë Berisha, Sherefedin Shehu, i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora, është shprehur se, qeveria duhet të nxjerrë mësime nga përmbytjet e këtij fillimviti.

Sipas tij, qeveria aktuale ndërpreu investimet e qeverisë Berisha duke theksuar se këto përmbytje kërkojnë ndërtimin e argjinaturave.

Sherefedin Shehu: Unë besoj që kjo do të ishte e evitueshme nëse të paktën do të kishte një reflektim. Duhet të kesh leksion pas çdo fatkeqësie që të ndodh. Pse? Më ndodhi dhe si mund ta evitoj. Dhe këtu kemi dy momente që duhen shënuar.

Në qeverisjen e PD, 2005-2009, për herë të parë janë pastruar kanalet e Myzeqesë dhe të Lezhës, sepse këto janë më tipiket dhe jo të Shkodrës. Dhe pas fatkeqësisë së vitit 2010 janë bërë investimet me prioritet, me një buxhet prej 6 miliardë lekë të reja, mbi 50 milionë dollarë, është bërë argjinatura në zonën e Dajçit. Në kohën kur ka qenë ministër Genc Ruli. Kjo nuk do të thotë se shiu e do qeverinë e sotme më shumë se atë të djeshmen.  Këto politika u ndërprenë. Specialistët e dinë, kjo përmbytje kërkon argjinatura dhe ajo që thamë pastrim i përvitshëm i kanaleve.

Që pas komunizmit, kanalet kulluese u pastruan për herë të parë kur ministër ishte Jemin Gjana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat