Kryemadhi: Ligjin për arsimin e lartë do ta shkruajnë universitetet publike dhe private

Shqipëria

Kryemadhi: Ligjin për arsimin e lartë do ta shkruajnë universitetet publike dhe private

Më: 16 janar 2021 Në ora: 09:45
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Elbasanit.

Një prej çështjeve që u prek në këtë bisedim ishte edhe arsimi i të rinjve dhe të rejave në vendin tonë. Për Kryemadhin ligjin për arsimin e lartë duhet ta shkruajnë universitetet publike po ashtu edhe ato private.

“Ligji i arsimit të lartë, që po ashtu ka problematikat e veta, që jo vetëm duhet të kenë autonomi universitetet, por edhe pavarësi financiare dhe një buxhet për sa i përket kërkimit shkencor, i cili sot është zero. Ky ligj i arsimit të lartë është një problem i madh, për të cilin ne mendojmë se ky ligj duhet shkruar nga universitetet publike në bashkëpunim me ato private, ku universitetet publike të jenë lokomotiva e këtij procesi, sepse në fund të fundit grupet e interesit, ku janë pedagogët dhe studentët, janë ata të cilët në bashkëpunim edhe me Parlamentin i japin gjithë sistemit arsimor një mundësi për ta zhvilluar”, u shpreh Kryeamadhi.

Fjala e kryetares së LSI-së:

Ne me profesor Altin Idrizin jemi marrë jashtëzakonisht shumë, madje dhe ju vetë keni qenë kryetar i Grupit të Këshilltarëve të LSI-së në Baskinë e Elbasanit, kemi Sindin, kemi vajza dhe djem të cilët sot janë studentë, dhe edhe pse është ditë e shtunë kanë pranuar që të jemi në një bashkëbisedim për problematikat që ka universiteti, por edhe i gjithë arsimi shqiptar.

Sepse një nga problemet tona që ne ndjekim dhe që ka të bëjë drejtpërdrejt me jetën e përditshme, me standardin është arsimi. Një i ri apo e re e arsimuar sigurisht që kërkon standarde në punësim, kërkon një punë të mirëpaguar dhe aq më tepër kur flasim për një rini të arsimuar, aq më shumë është mundësia për të pasur një shtet, një sistem të zhvilluar. Në të kundërt do të kemi një rrënim të jetës së përditshme.

Mungesa e investimeve në arsim, jo vetëm në sistemin universitar, por edhe në atë të shkollave të mesme apo 9-vjeçare ka sjellë një mosbesim sidomos të familjeve të reja për sistemin arsimor në vend.

Platformat online, ju jeni vetë prezent, ne të paktën në takimet që kemi pasur me studentët e Universitetit të Tiranës kanë qenë jofunksionale, sidomos Fakulteti i Mjekësisë, ku nga mbi 300 studentë që ishin në vitin e parë, nuk arrinin të hynin dot më shumë se 100 studentë në platformë.

Po ashtu edhe ligji i arsimit të lartë, që po ashtu ka problematikat e veta, që jo vetëm duhet të kenë autonomi universitetet, por edhe pavarësi financiare dhe një buxhet për sa i përket kërkimit shkencor, i cili sot është zero. Ky ligj i arsimit të lartë është një problem i madh, për të cilin ne mendojmë se ky ligj duhet shkruar nga universitetet publike në bashkëpunim me ato private, ku universitetet publike të jenë lokomotiva e këtij procesi, sepse në fund të fundit grupet e interesit, ku janë pedagogët dhe studentët, janë ata të cilët në bashkëpunim edhe me Parlamentin i japin gjithë sistemit arsimor një mundësi për ta zhvilluar.

Sepse në fund të ditës të gjithë studentët do të kërkojnë një diplomë që të jetë konkurruese jo vetëm për tregun e punës, por për të konkurruar në rajon, edhe pse jo edhe në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat