Bluza të bardha si Tirja, nis hetim administrativ për spitalin Covid 2

Shqipëria

Bluza të bardha si Tirja, nis hetim administrativ për spitalin Covid 2

Më: 16 janar 2021 Në ora: 15:07
Bluza të bardha

Ministria e Shëndetësisë do të ngrejë një grup pune që do të kryejë verifikimin e plotë të çdo akuze në spitalin e “covid 2”

“Ka dhe batakçinj të këtij lloji që në shkakton një dëm të dyfishtë. Shfrytëzojnë hallin e familjarëve por dhe shkelin besimin. Kjo është e neveritshme dhe meriton ndëshkim” tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sot për gazetarët pasi njoftoi vendimet e komitetit teknik për situatën e epidemisë dhe masat anti Covid.

Pak ditë më parë një emision investigativ zbuloi skandalin në spitalin Covid 2 ku një sanitare i kishte marrë 8 mln lekë vajzës së një pacienteje në këmbim të shërbimit.

Denoncimet janë të shpeshta, ndërsa u arrestua dhe një magazinier i spitalit të Kavajës i cili nxirrte bombolat e oksigjenit nga spitali dhe për tua dhënë qytetarëve në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat