Vaksina, fillimi i fundit të Covid?Të moshuarit mezi e presin, duan t’i japin fund ndarjes me fëmijët

Shqipëria

Vaksina, fillimi i fundit të Covid?Të moshuarit mezi e presin, duan t’i japin fund ndarjes me fëmijët

Më: 17 janar 2021 Në ora: 20:10
Qytetar

Ekspertët e shëndetësisë e kanë cilësuar nisjen e vaksinimit të popullatës së botës, si fillimin e fundit të pandemisë. Por çfarë mendojnë qytetarët tanë në lidhje me këtë proces.

Opinionet e qytetarëve:

Unë jam vetë mjek. Po të imunizohen njerëzit, 70-80%, pra shumica, në rast se sëmuren ata 20%, këta që janë shumicë ose infektohen ose jo. Edhe  nëse preken, e kalojnë shumë lehtë.

Vaksina do t’i japë fund pandemisë, se njerëzit nuk po i respektojnë masat.

Mjekët mbase kanë të drejtë kur thonë se vaksinimi është fillimi I fundit të pandemisë, por për mua është e pabesueshme. Për vete, do ta mendoj bërjen e vaksinës.

Shpresoj, që vaksina të ndihmojë gjyshërit tanë, dhe të na ndihmojë të heqim stresin dhe ankthin, që kemi për familjarët.

Vaksinimi do vijë nga natyra, nga tufa.

Unë do ta bej vaksinën, sepse besoj te shkenca.

Do të zgjasë ca kjo pandemi. Gjithë viti 2021, e madje do të marrë ca edhe nga 2022.

Them se do të ndihmojë shumë për ta zbutur, ose për ta shmangur komplet, nuk di ta them me siguri.

U larguam nga fëmijët dhe kur flasim larg e larg. Pres ta bëj sa më shpejt vaksinën.

Që do iki, do iki. Por do një kohë më të gjatë. Nga vera them unë, ikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat