A duhen shtrënguar masat e izolimit në Shqipëri? Mjeku Koraqi shpjegon situatën dhe ndikimin e kufizimeve aktuale

Shqipëria

A duhen shtrënguar masat e izolimit në Shqipëri? Mjeku Koraqi shpjegon situatën dhe ndikimin e kufizimeve aktuale

Më: 18 janar 2021 Në ora: 10:24
Andi Koraqi

Shefi i laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi thotë se duke pasur parasysh numrin e infektimeve në vendin tonë dhe situatën që paraqitet në spitale, nuk është e nevojshme që të merren masa më të ashpra apo të shkojmë drejt një lockdown-i.

Referuar lajmit se në Norvegji 23 persona kanë humbur jetën pas bërjes së vaksinës Pfizer & Biontech, 13 prej të cilëve kanë qenë nga shtëpia e të moshuarve, Koraqi në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit” tha se kjo është e pashpjegueshme për faktin se nuk ka ndodhur ne vendet e tjera.

“Situata agravohet ose lirohet në bazë të shifrave. Për shkak se shifrat nuk janë të rënduara dhe kemi një situatë pothuajse stabël numrat e infektimeve të rinj nuk është se janë shtuar, ezaurimi i kapaciteteve spitalore nuk ka ndodhur kështu që nuk ka asnjë arsye bërë të bërë lockdown. 

Nuk është se e parandalon apo zhduk virusin, e vetmja gjë që bën lockdown është që i jep kohë sistemin shëndetësor për t’u përshtatur dhe për të patur hapësira. Vazhdojmë me të njëjtën gjendje me oraret, me shkollat me fluturimet. Këto masa kanë dhënë në një farë mënyre rezultat dhe nuk shoh asnjë arsye që të agravohen apo lehtësohen“, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat