Eliona Mihali konfirmohet gjyqtare pranë Gjykatës së Vlorës

Shqipëria

Eliona Mihali konfirmohet gjyqtare pranë Gjykatës së Vlorës

Më: 18 janar 2021 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Këtë të hënë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin për gjyqtaren e Vlorës Elona Mihali. Pas konstatimeve të bëra, KPK nuk ka gjetur asnjë shkelje për Milali duke e konfirmuar atë si gjyqtare pranë Gjykatës së Vlorës.

Gjitashtu Mihali u vlerësua nga autoritete pozitivisht edhe sa i përket profesionalizmit dhe figures.

Trupa që gjykoi çështjen e Mihalit u kryesua nga Brunilda Bekteshi, relatore e çështjes ishte Valbona Sanxhaktari, ndërsa anëtare Genta Tafa (Bungo).

Sipas “Birn”, gjatë seancës Sanxhaktari la të kuptohej se Mihali nuk zotëronte pasuri. Ajo tha se dy pasuritë e familjes, një apartament në Tiranë dhe një tjetër në Vlorë ishin blerë nga familja para se Mihali të emërohej gjyqtare.

Megjithëse dukshëm të palidhura me karrierën e Mihalit si gjyqtare, KPK bëri me dije se kishte hetuar burimin e ligjshëm të pasurive. Sanxhaktari pohoi se prindërit e gjyqtares kishin pasur të ardhura të ligjshme për të cilat ishin paguar taksat. Po ashtu siMihali ashtu edhe prindërit rezultuan me balance financiare pozitive.

Mihali në fjalën e saj tha se “vlerësonte hetimin” e Komisionit, ndërsa theksoi se në 7 vjet punë si gjyqtare kishte jetuar e ndarë nga familja dhe se ajo kishte mbuluar vetë shpenzimet e jetesës. “Kjo është se pse në 7 vjet unë nuk kam mundur të kursej apo blej pasuri”, tha ajo. Mihali u vlerësua pozitivisht edhe sa i përket profesionalizmit dhe figurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat