Babai tregon momentet e fundit me të bijën: Kur e përplasi makina ishte me gjyshen për dore

Shqipëria

Babai tregon momentet e fundit me të bijën: Kur e përplasi makina ishte me gjyshen për dore

Më: 18 janar 2021 Në ora: 11:10
Foto Ilustrim

Babai i vajzës 10-vjeçare, e cila u përplas për vdekje nga një makinë ka treguar detajet si ka ndodhur ngjarja.

liaz Petali tha se vajza ishte e shoqëruar përdore me gjyshen e saj, ndërsa një makinë kishte kaluar me shpejtësi dhe e kishte përplasur.

Babai tha se pas ngjarjes, shoferi i mjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Ai u shpreh se do ta lërë në dorë të shtetit që të bëhë drejtësi.

“Kisha 10 minuta qe u ndava me vajzën. Ajo ishte me te gjyshen për dore. Shoferi erdhi dhe e përplasi. Aksidenti mund t’i ndodhe çdokujt, por shoferi beri gabim se ishte me shpejtësi në rrugë lagje. E përplasi fëmijën dhe iku. Mund të ketë qenë i pirë, por ia le shtetit në dorë të bëjë drejtësi. Këtu s’ka as rrugë as trotuar asnjë kusht.”, tha ai babai për News24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat