Rama në Bathore, kritika për detajet e punimeve dhe porosi kryetarit të Bashkisë

Shqipëria

Rama në Bathore, kritika për detajet e punimeve dhe porosi kryetarit të Bashkisë

Më: 18 janar 2021 Në ora: 13:35
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Bathore të Kamzës ku inspektoi punimet në shkollën dhe kopshtin “Halit Çoka”.

Ministri Arben Ahmetaj tha se ky kopësht “është ndërtuar në kohë rekord, tre muaj e pak ditë, është një nga rekordet e procesit të rindërtimit”.

Ndërsa kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli u shpreh se cilësia e punimeve ka rritur shumë kërkesat për regjistrime në këtë kopësht.

“Kopshti është disa herë më i madh se sa ishte, cilësua s’ka të krahasuar. Kërkesat duke parë cilësinë e  kopshtit janë trefishuar.Unë do thoja është një revolucion. Bashkia Kamëz do jetë me standarte te jashtëzakonshme”.

Por këtë moment, kryeministri e shfrytëzoi për të bërë disa kritika për punimet dhe rregullimet që kanë mbetur pa bërë dhe i dha porosi kryebashkiakut Suli:

“E po që mos i lëmë revulucionit asnjë presje ky sheshi këtu, asfalti, një sistemim i vogël i sheshit, fol me kompaninë, kjo sistemohet vihen dy shkallë aty, vihen dy stola, këtë po ta them unë ty, ça është ajo atje?”, tha Rama i cili dhe gjatë inspektimit të punimeve të shkollës “Halit Çoka” vuri në dukje disa detaje që kishin nevojë për përmirësim dhe la porositë e tij për punonjësit.

“Bathore, Kamëz – Shkolla dhe kopshti mjedise edukimi të rilindura me standardet më të mira europiane, pas tërmetit që rrënoi ngrehinat e vjetra jashtë çdo standardi, duke na bërë më të fortë në mbështetje të fëmijëve, mësuesve e prindërve. Në bashkinë Kamëz, janë plot 14 shkolla e kopshte të reja, që po marrin jetë nga themelet, e që do t’ia ndryshojnë përgjithmonë faqen arsimit në këtë zonë”, shkruan Rama në Fb bashkangjitur videos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat