Rriten rastet në Berat, infektime në shkolla dhe ne bizneset private

Shqipëria

Rriten rastet në Berat, infektime në shkolla dhe ne bizneset private

Më: 19 janar 2021 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Vatra të shumta infektimesh janë shfaqur dje në disa shkolla në qarkun e Beratit, ku mes të infektuarve rezultojnë, mësues, nxënës dhe sanitarë. 5 nxënës në shkollën jo publike "Irfan Ngjeqari" në Berat janë konfirmuar "pozitiv" me Covid-19.

Kjo ka bërë që Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Berat të kryejë dezinfektimin e të gjitha ambjenteve të brendshme dhe të jashtme të kësaj shkolle si dhe të mbylli përkohësisht disa klasa.

Infektime janë konfirmuar edhe në disa shkolla të tjera ku: 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare "1 Maji" në Berat,1 sanitare në shkollën 9-vjeçare "Sali Gjyka" në Urë-Vajgurore dhe 1 sanitare në shkollën 9-vjeçare në fshatin Konisbaltë kanë rezultuar "pozitiv" me Coronavirus. Vatra infektimesh janë shfaqur edhe në 3 supermarkete që operojnë në qytetin e Beratit, ku 3 punonjëse, 2 prej tyre kasiere,kanë rezultuar të prekura me Covid-19.

Pas dezinfekimit të kryer në këto supermarkete, është kryer edhe depistimi i gjithë stafeve me Rapid-Teste dhe nuk ka rezultuar asnjë punonjës tjetër "pozitiv". Aktualisht në qarkun e Beratit konfirmohen 811 raste aktive,ndëkohë që të shtruar në Repartin Covid-19 në Spitalin e Beratit janë 12 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat