Shefi i kabinetit të Presidentit Meta shpjegon efikasitetin dhe disavantazhin e vaksinës së Pfizer

Shqipëria

Shefi i kabinetit të Presidentit Meta shpjegon efikasitetin dhe disavantazhin e vaksinës së Pfizer

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:02
Edmond Panariti

Shefi i kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti, një ditë pasi Parlamenti votoi marrëveshjet për vaksinat anti-Covid në Shqipëri, nënvizon si problematike mungesën e debatit dhe diskutimit lidhur me to.

Në një postim në rrjetet sociale, Panariti thotë se “askush mjerisht në Kuvend” nuk ngriti pyetje për të ditur më shumë rreth vaksinës Pfizer, “por thjesht votoi symbyllur”.

“Jam i sigurt që në Parlamente të tjera do të pyesnin, kërkonin sqarime dhe do të kishte debat. Sepse njerëzit që i çojnë aty përfaqësuesit e tyre duan të informohen”, shkruan Panariti, teksa jep disa sqarime “për të gjithë që nuk i dëgjuan ato dje”.

Sipas tij, kjo vaksinë është shumë efikase, por në krahasim me të tjerat, kërkon “shumë parapergatitje dhe transparencë” dhe se “ka disavantazhin se kërkon dy doza në interval 3 javor”

“Ndryshe nga vaksinat e tjera, Vaksina Pfizer, është një “informacion” një SMS që i dërgohet trupit tonë për ta stërvitur që ai të mbrohet nga covid – 19.

Pra Kaq ishte thelbi!

Ndryshe nga më parë, në vend të viruseve të vrarë apo proteinave inaktive, në trupin tonë futet një mesazh i cili stërvit dhe trajnon trupin për të luftuar virusin.
Kjo SMS është shumë delikate dhe që të ruhet dhe të depërtojë në trupin tonë pas injektimit futet në një zarf yndyror (grimca yndyre), hollohet me pak ujë të kripur (solucion fiziologjik) futet në ngrirje – 70 gradë para se të injektohet.

Pasi trupi ynë e lexon këtë SMS urdhër, ai reagon dhe vepron kundër covid.

Kur sms lexohet ajo vetë shkatërrohet.

Ashtu siç bëjmë dhe ne pasi lexojmë një chat në Whatsup dhe pastaj e fshijmë.
Është shumë delikate në ruajtje dhe ka disavantazhin në krahasim me vaksinat e tjera se kërkon dy doza në interval 3 javor

Kërkon shumë parapergatitje dhe transparencë që te ne mungon, krahasuar me vënde të tjera.. Por është shumë efikase”.

POSTIMI I PLOTE I EDMOND PANARITI

Po çfarë është vaksina Fajzer (Pfizer) e rrethuar nga qeveria me anonimat dhe sekret pas kontraktimit ?

A duhet të dimë diçka më shumë për të para se ti japin dhe hapin krahun?
Pse ajo dhe jo një tjetër?

Askush mjerisht në Kuvend nuk i shtroi këto pyetje, por thjesht votoi symbyllur.
Jam i sigurt që në Parlamente të tjera do të pyesnin, kërkonin sqarime dhe do të kishte debat. Sepse njerëzit që i çojnë aty përfaqësuesit e tyre duan të informohen.
Dhe e drejta për informim, është shtyllë e demokracisë!

Po jap unë disa sqarime me gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për të gjithë që nuk i dëgjuan ato dje.

Ndryshe nga vaksinat e tjera, Vaksina Pfizer, është një “informacion” një SMS që i dërgohet trupit tonë për ta stërvitur që ai të mbrohet nga covid – 19.

Pra Kaq ishte thelbi!

Ndryshe nga më parë, në vend të viruseve të vrarë apo proteinave inaktive, në trupin tonë futet një mesazh i cili stërvit dhe trajnon trupin për të luftuar virusin.
Kjo SMS është shumë delikate dhe që të ruhet dhe të depërtojë në trupin tonë pas injektimit futet në një zarf yndyror (grimca yndyre), hollohet me pak ujë të kripur (solucion fiziologjik) futet në ngrirje – 70 gradë para se të injektohet.

Pasi trupi ynë e lexon këtë SMS urdhër, ai reagon dhe vepron kundër covid.

Kur sms lexohet ajo vetë shkatërrohet.

Ashtu siç bëjmë dhe ne pasi lexojmë një chat në whatsup dhe pastaj e fshijmë.
Është shumë delikate në ruajtje dhe ka disavantazhin në krahasim me vaksinat e tjera se kërkon dy doza në interval 3 javor

Kërkon shumë parapergatitje dhe transparencë që te ne mungon, krahasuar me vënde të tjera.. Por është shumë efikase.

A ka zgjidhje dhe zgjedhje të tjera?

Sigurisht që po! .

Po bash për këto kerkohej debati parlamentar që mjerisht mungoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat