“Rreth 47 mijë teste të shpejta në 40 ditë”, mjekët: 10-15% e tyre rezultojnë pozitive

Shqipëria

“Rreth 47 mijë teste të shpejta në 40 ditë”, mjekët: 10-15% e tyre rezultojnë pozitive

Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:55
Ilustrim

47 mijë teste të shpejta janë realizuar që prej 8 Dhjetorit deri më 18 Janar.

Në poliklinika, epidemiologët thonë se raste ditore janë të luhatshme nga një ditë në tjetrën.

Edhe kjo e martë në Poliklinikën numër 10 ka regjistruar numër të shtuar të qytetarëve për testin e shpejt. Pacientët që duhet të bëjnë testin e shpejtë përcaktohet nga mjeku i familjes.

Që prej nisjes së pandemisë në vendin tonë janë kryer 315 mijë e 531 testime me tampon dhe test të shpejtë, prej të cilëve 67,982 kanë rezultuar pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat