Pamje të rënda: Bashkia e Kukësit helmon qentë e rrugës, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit publikon pamjet

Shqipëria

Pamje të rënda: Bashkia e Kukësit helmon qentë e rrugës, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit publikon pamjet

Më: 20 janar 2021 Në ora: 15:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit në Kukës, Besmir Billa, publikon disa pamje të rënda të regjistruara mëngjesin e sotëm dhe shkruan se qentë e rrugës janë helmuar nga punonjës të Bashkisë.

“Në hyrje të Godinës së Shërbimeve Sociale të Bashkisë Kukës, janë parë 2 qenë të helmur, ku njëri  prej tyre nuk nuk jetonte më.

-Banorë dhe qytetarë që ishin aty pranë shprehen se kanë parë një person në mëngjes teksa i ka lidhur e helmuar dhe dyshojnë se ka qenë një punonjës i Bashkisë Kukës.

-Nga ana tjetër, nga kontakti me drejtorin përkatës të Bashkisë, ai u shpreh se nuk ka mundësi që ta ketë bërë një punonjës i Bashkisë dhe se shumë shpejt qentë do largohen nga ambientet”, shkruan Billa.

Ai thekson se me ndryshimet e fundit të Kodit Penal, “Keqtrajtimi i kafshëve” është vepër penale dhe parashikohet nga neni 207/c i tij, ku dënimi për rastet kur si pasojë vjen vdekja e kafshës, parashikohet deri në 6 muaj burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat