Valdrin Pjetri në krye të fushatës së Elbasanit?/ Arben Pëllumbi jep mesazhin e fortë

Shqipëria

Valdrin Pjetri në krye të fushatës së Elbasanit?/ Arben Pëllumbi jep mesazhin e fortë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 15:55
Arben Pëllumbi

Partia Socialiste dega Peqin trazoi ujërat teksa njoftoi se Valdrin Pjetri do te kryesoje drejtimin teknik te shtabit elektoral të qarkut të Elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit.

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi, ka theksuar se personat të cilët janë “djegur” nga dekriminalizimi nuk kanë të drejtë të jenë përfaqësues të popullit.

Por Pëllumbi i la një derë hapur duke shtuar se ata mund të vazhdojnë të japin kontributin e tyre.

“Dekriminalizimi, nuk te ben detyrimisht kriminel. Personazhet që ju përmendët kanë të drejtën e tyre për të vazhduar të japin kontributin në prtite ku operojnë. Por ata nuk mund të jenë përfaqësues të popullit. Personalist ka përgjegjësi penale, moralisht kanë përgjegjësi edhe të atyre me të cilët bashkëpunojnë.

Ligji dekriminalizimt duhet të jetë i përkohshëm, sepse kufizon të drejtat e njeriut për t’u zgjedhur. Kjo duhet të vazhdojë deri kur të arrijmë në një lloj auto-edukimi, kur njerëzit të kuptojnë vetë se nuk duhet të garojnë, kur kanë kryer veprime që janë të papranueshme për të kandiduar.

E kemi të pmundur të dimë të shkuarën e të gjithë anëtarëve tane, duke qenë se jemi forcë shumë e madhe.

Forcës politike që i ikin krerët apo ish-krerët duhet të bëjnë analizë pse ndodh kjo gjë. Kjo nuk është puna jonë. Ne mirëpresim këdo që beson te programi ynë. Ky është proces tërësisht normal në një shoqëri të lirë”, tha ai për Fax News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat