Rrjedhja e gazit helmoi 6 nxënës dhe alarmoi shkollën, përfundon në prokurori drejtori dhe inxhinieri

Shqipëria

Rrjedhja e gazit helmoi 6 nxënës dhe alarmoi shkollën, përfundon në prokurori drejtori dhe inxhinieri

Më: 21 janar 2021 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Policia e Tiranës dhe grupi hetimor i ngritur nga komisariati nr 3 kanë referuar në Prokurori materialet për shpërdorim detyre ndaj drejtorit të shkollës “Albanian College Qatar” dhe inxhinierin e shkollës që ka bere veprimet dhe punën për depozitat e gazit.

Ky i fundit akuzohet për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive.

Një ditë më parë rrjedhja e gazit në kolegjin “Albania Qatar College” helmoi 6 nxënës dhe detyroi evakuimin e të tjerëve.

Burime nga grupi hetimor sqaruan se depozita e gazit është instaluar në muajin dhjetor nga vetë përgjegjësit e shkollës.

Ndërkohë, shkollë nuk rezulton të jetë regjistruar pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI) ndaj dhe ishin kryer kontrolle periodike për kushtet teknike të depozitës.

Ekspertiza në lidhje me rrjedhjen e gazit ka dalë në përfundimin që shkolla është e pajisur me dy depozita gazi. Njëra prej depozitave ka pasur rrjedhje për shkak të tejmbushjes.

Kujtojmë se 6 nxënësit që shfaqën ditën e djeshme probleme shëndetësore vijojnë të marrin ndihmën mjekësore në QSUT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat