Përkujtohet 101 vjetori i Kongresit Kombëtar të Lushnjes

Shqipëria

Përkujtohet 101 vjetori i Kongresit Kombëtar të Lushnjes

Më: 21 janar 2021 Në ora: 12:51
Përkujtohet 101 vjetori i Kongresit Kombëtar të Lushnjes

Është përkujtuar ditën e sotme 101 vjetori i Kongresit  Kombëtar të Lushnjes.

Ndryshe nga vitet e tjera ku kjo festë mjaftë e çmuar për qytetin e Lushnjes festohej me një larmi aktivitetesh , këtë vit për shkak të pandemisë ishte gjithçka e minimizuar. Me një numër të pakët njerëzish u bë një ceremoni në sallën e mbledhjeve e shtëpisë së kongresit.

Në fjalën e tij kreu i bashkisë Lushnje përmendi vlerat që ky kongres pati, duke kujtuar dhe një herë që për shkak të këtyre vlerave dhe vendimeve 21 janari të shpallet festë kombëtare.

Si shenjë mirënjohje në këtë ditë të shënuar për Lushnjes këshilli bashkiak Lushnje nderoj disa qytetar me titullin “qytetar nderi” për kontribute të dhënë në fusha të ndryshme si Visar Zhiti, Dhimitër Shtambari ,Elida Korreshi ,etj

Më pas u zhvillua dhe hapja e një ekspozite me autor Arjan Hasanlliun me  piktura te ndryshme nga Myzeqeja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat