Fenomeni i fajdeve, vëllezërit Marku hua me interesa të frikshme, juristët: Rastet në rritje

Shqipëria

Fenomeni i fajdeve, vëllezërit Marku hua me interesa të frikshme, juristët: Rastet në rritje

Më: 21 janar 2021 Në ora: 17:48
Ilustrim

Dhjetëra apartamente dhe makina kishin në pronësi dy vëllezërit Marku, ndaj të cilëve prokuroria vendosi masën e sekuestros. Euronews Albania mëson skemën që ata kishin ngritur për t’u marrë pronën njerëzve që gjendeshin në vështirësi, të civilëve u ofronin para me fajde, kundrejt interesave shumë të larta.

Burime nga grupi hetimor i thanë Euronews Albania se kryesisht “klientët” e dy vëllezërve ishin frekuentues të lojërave të fatit, te cilat janë të paligjshme në vendin tonë. Pikërisht këto pika lojërash fati, kryesisht në kryeqytet ishin vendqëndrimet e tyre të preferuara, ku zhvillonin aktivitetin e tyre.

Klientët ishin kryesisht persona të cilët kishin humbur gjithçka në lojërat e bixhozit dhe ndodheshin në vështirësi financiare për të paguar paratë e humbura tek pronarët e lojrave të fatit. Në kushtet kur edhe bankat nuk mund të ishin zgjidhjet e shpejta, ishin pikërisht vëllezërit Marku që ofronin para me fajde, në shumë që arrinin deri në 200 mijë euro, me interes deri në 20-30%.

Në rast se shuma e marrë hua nuk jepej në datën e dakordësuar mes palëve, fillonin kamatat në % të edhe më të larta, ndërsa huadhënësi vendosej përballë detyrimit dhe kërcënimeve për të paguar. Në këto kushte shumë prej klientëve, ofronin pronat e tyre, makina por edhe apartamente, me çmime më të lira sesa tregu.

Por dhënia e parave me fajde, përtej këtij rasti shumë specifik, sipas ekspertëve, është shndërruar në një fenomen shqetësues, që ka njohur rritje vitet e fundit.

Por ndonëse dhënia e parave nga individë të ndryshëm në këmbim të interesave të larta përbën vepër penale, juristët shprehen se ky fenomen ka njohur rritje vitet e fundit, ndikuar edhe nga kriza ekonomike që ka prekur vendin.

Vëllezërit Marku nuk janë të vetmit që kryejnë këtë aktivitet të paligjshëm, burime nga Prokuroria e Tiranës dhe policisë bëjnë me dije se në sitën e hetuesve janë një numër i lartë personash që përmes kësaj veprimtarie kanë arritur të krijojnë pasuri me vlera marramendëse.

Edhe pse e paligjshme, huatë me interesa të larta të vendosura nga huadhënësi, vazhdojnë të prodhojnë konflikte edhe mes sipërmarrësve.

Vëllezërit Marku nuk janë të vetmit që kryejnë këtë aktivitet të paligjshëm, burime nga Prokuroria e Tiranës dhe unifromat blu bëjnë me dije se në sitën e hetuesve janë një numër i lartë personash që përmes kësaj veprimtarie kanë arritur të krijojnë pasuri me vlera marramendëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat