Sondazhi në RTV Ora/ Bardhi: Rezultati nuk pasqyron shantazhin që po u bëhet votuesve

Shqipëria

Sondazhi në RTV Ora/ Bardhi: Rezultati nuk pasqyron shantazhin që po u bëhet votuesve

Më: 22 janar 2021 Në ora: 00:56
Gazment Bardhi

Sekretari i përgjithshëm PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar edhe rezultatet e sondazhit në RTV Ora.

Bardhi tha se qytetarëve po u bëhet presion për të mos votuar PD-në, prandaj sondazhet nuk tregojnë realitetin.

Bardhi: Ai rezultat për PS-në reflekton edhe frikën e njerëzve për të deklaruar votën. Dua të them një eksperiencë personale në Elbasan. Kudo ku shkoj ka njerëz që fshihen dhe kanë frikë të dalin në foto se i kërcënojnë me ndihmë ekonomike.

Në çdo fshat të Elbasanit, me grihet shqetësimit që banorët që marrin ndihmë ekonomike, kërcënohen nëse vijnë në takimet e PD-së apo votojnë për ne, do t’u ndërpritet kjo ndihmë. Në rezultatet e sondazhit, qytetarët nuk e dinë nëse është përfaqësuesi i qeverisë, i RTV Ora apo dikush nga PS.

Ne jemi të bindur që nuk pasqyron të vërtetën. Situata është shpërthyese dhe qytetarët kanë mllef dhe ndihen të braktisur për 8 vite. Në Elbasan ka zero investime dhe zero mbështetje për familjet në nevojë, dhe zero mundësi për punësim. Prandaj ky rezultat nuk pasqyron atë shantazh që po u bëhet votuesve. Ne do t\i drejtohemi SPAK-ut sepse ky është një krim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat