Gjendet një predhë në Klos, nisen me urgjencë forcat xheniere

Shqipëria

Gjendet një predhë në Klos, nisen me urgjencë forcat xheniere

Më: 22 janar 2021 Në ora: 11:06
Ilustrim

Një predhë luftarake është pikasur në bregun e lumit Mat në afërsi të Klosit. Mësohet se predha është konstatuar nga një banor i zonës, i cili  ka qenë duke mbledhur dru zjarri pranë lumit.

Më pas ai ka njoftuar policinë lokale, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Sakaq, këta të fundit kanë njoftuar forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes për shkak se predha ishte me diegore dhe e rrezikshme për të shpërthyer.

Predha është ruajtur nga policia deri në mbërritjen e forcave xheniere nga Tirana, të cilët kanë bërë shpërthim të kontrolluar të predhës. Predha dyshohet të ketë ardhur nga tunelet që ndodhen tek ish pazari i vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat