Persona të maskuar grabisin dhe dhunojnë me sende të forta pronarin e banesës

Shqipëria

Persona të maskuar grabisin dhe dhunojnë me sende të forta pronarin e banesës

Më: 22 janar 2021 Në ora: 21:30
Foto Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Kavajë. 2 persona raportohet se kanë tentuar të vjedhin një banesë dhe kanë dhunuar pronarin e banesës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zik-Xhafaj të Kavajës.

Dy personat raportohet se kanë qenë të maskuar dhe e kanë dhunuar me sende të forta pronarin e banesës.

Pasi kanë dhunuar pronarin e shtëpisë, autorët e dyshuar janë larguar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat