“Shembe shkollën”, Rama jep porositë në Berat gjatë inspektimit

Shqipëria

“Shembe shkollën”, Rama jep porositë në Berat gjatë inspektimit

Më: 23 janar 2021 Në ora: 12:25
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Berat, ku ka inspektuar punimet në rrugën e re që të çon në kalanë e Beratit.

Teksa inspektonte nga afër punimet, kreu i qeverisë nuk nguroi që të jepte këshilla për projektin në fjalë, ndërsa i la edhe disa porosi kryebashkiakut të Beratit, Ervin Demo.

Rama: Ku jemi me rrugën Berat-Fier?!

Inxhinieri: Hapen këto ditë vlerësimet.

Klosi: Ajo është një rrugë historike që do të ndihmojë Beratin

Rama: I di të gjitha këto, por ju prurjet e reja i doni të gjitha menjëherë, nuk keni durim, i doni të gjitha. për një ditë. Vlera më e madhe e kësaj rruge, është se do të rrisë cilësinë e Kalasë, pasi do të vijnë shumë makinë që këtej. Të lutem duhet të fillojmë punën për sheshin e madh poshtë. Do e heqësh atë shkollën e vjetër, atë ngrehinën, të rregullohet. Të hiqen ato gardhet dhe ajo do të jetë graviteti i ri për Beratin. Kjo pjesa këtu (jep këshilla për rrugën), duhet të jetë spektakël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat