Pandemia, Shehu: Nuk është marrë asnjë masë për trajtimin e rasteve postcovid

Shqipëria

Pandemia, Shehu: Nuk është marrë asnjë masë për trajtimin e rasteve postcovid

Më: 23 janar 2021 Në ora: 21:49
Tritan Shehu

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu për Ora News ka thënë se situata e pandemisë është keqmenaxhuar.

Shehu ka thënë se autoritetet shqiptare nuk kanë marrë asnjë masë për trajtimin e rasteve që e kanë kaluar covidin.

Shehu: I gjithë ky keqmenaxhim është shoqëruar me humbje jete, me humbje shëndeti dhe me humbje në ekonomi. Ne tani kemi filluar të kemi edhe këtë problem dhe duhet të marrim masa. Nuk po merret asnjë masë për trajtimin e rasteve post covid.A e dini që ne vendet e tjera janë krijuar klinika të veçanta për të trajtuar dhe për të ndjekur të sëmurët postcovid? A mund të më thoni diçka që është bërë për të sëmurët postcovid? Asnjë gjë, as nuk di njeri se ç’bëhet me ta, as se ku janë, as nuk merret njeri me ta. Padyshim që në këtë mënyrë shtohen edhe humbjet njerëzore.

Siç thuhet në të dhënat e fundit, humbjet njerëzore janë edhe në periudhën e largët të sëmundjes nëse nuk ndihet me seriozitet, nuk trajtohet dhe mjekohet siç duhet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat