Shkaktoi vdekjen e pacientëve me Covid, arrestohet mjeku-vrasës në Itali

Shqipëria

Shkaktoi vdekjen e pacientëve me Covid, arrestohet mjeku-vrasës në Itali

Më: 25 janar 2021 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Një mjek, me detyrë në dhomën e urgjencës së një spitali në Breshia, Itali, është arrestuar për shkaktimin e vdekjes të së paku dy pacientëve me Covid.

Sipas hetuesve, mjeku, i akuzuar për vrasje, injektoi qëllimisht ilaçe anestetike dhe bllokues neuromuskularë te pacientët me koronavirus, duke shkaktuar vdekjen e dy prej tyre.

Episodet datojnë në mars të vitit 2020, në kohën e presionit më të madh ndaj spitaleve dhe të mbingarkesës nga pandemia.

Hetimet filluan dy muaj pas rasteve të dyshuara, përmes mbështetjes së hetimeve teknike të kriminalistikës, të urdhëruara nga autoriteti gjyqësor.

Në regjistrat mjekësorë të pacientëve të shumtë që vdiqën në atë periudhë nga Covid-19, në disa raste u zbulua se kishte një përkeqësim të papritur dhe jo lehtësisht të shpjegueshëm, të kushteve shëndetësore.

Mediat italiane raportojnë se dy trupa u zhvarrosën për kryerjen e autopsisë. Hetimet zbuluan, brenda indeve dhe organeve të njërit prej tyre, praninë e një ilaçi anestetik dhe relaksues të muskujve që përdoret zakonisht në procedurat e intubimit dhe qetësimit të pacientit, të cilat, nëse përdoren jashtë procedurave dhe dozave specifike, mund të përcaktojnë vdekjen e pacientit.

Sidoqoftë, nga plani klinik i të ndjerit, nuk rezulton administrimi i këtyre ilaçeve (i treguar në kartelën mjekësore të pacientëve që ishin intubuar), aq sa hipotezohet se i dyshuari mund të ketë falsifikuar edhe kartelën mjekësore.

Sipas grupit hetimor, mjeku u ka dhënë pacientëve me Covid ilaçe të përshtatshme për shkaktimin e depresionit respirator vdekjeprurës, raporton Noa.al, duke cituar median italiane, Tgcom.

Prandaj, është vendosur caktimi i tij për masën e sigurisë në "arrest shtëpiak", në mënyrë që të shmanget rreziku i përsëritjes së krimeve dhe prishjes së provave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat