Gjirokastër, rrëshqitje masive dheu në lagjen “Punëtori”, rrezikohet pallati

Shqipëria

Gjirokastër, rrëshqitje masive dheu në lagjen “Punëtori”, rrezikohet pallati

Më: 25 janar 2021 Në ora: 09:11
Gjirokastër

Në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër janë shënuar shkarje dheu në pjesën e poshtme të një pallati 5 katësh.

Rrëshqitjet kanë ardhur si pasojë e reshjeve intensive që kanë përfshirë zonën në orët e fundit.

Pallati prej 3 vitesh është në rrezik shembje për shkak të gërmimeve të shumta të bëra në atë zonë.

Ndërkohë që mësohet se edhe Viroi ka dalë nga shtrati, por për momentin nuk raportohetn probleme në qarkullim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat