2021 vit krizë për bizneset, Shkodra: Kemi nevojë për mbështetje financiare, garancia nuk funksionon

Shqipëria

2021 vit krizë për bizneset, Shkodra: Kemi nevojë për mbështetje financiare, garancia nuk funksionon

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Pandemia por edhe zgjedhjet paralajmërojnë një vit shumë të vështirë për ekonominë shqiptare edhe gjatë 2021.

Prodhuesit shqiptar shprehen se po përballen me vështirësi serioze ndërsa nuk po gjejnë mundësi financimi për të vijuar aktivitetin.

Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve Arben Shkodra shprehet se shtyrja e afatit të garancisë nuk do të japë asnjë efekt, pasi interesat janë shumë të larta.

“Shtyrja nuk është zgjidhja që do të thotë se ne ta riformatojmë këtë instrument që duhet të ishte me kushte më të lehta, ti përgjigjej sipërmarrjes që ka problematika për tu qasur me kushtet e kreditimit ndaj dhe quhet garanci shtetërore”, është shprehur ai.

Bizneset shqiptare tashmë po përballen me  sfida të shumta duke u detyruar të ulin pagat dhe numrin e punonjësve.

“Kemi ulje të punësimit, ka ulje të pagat që kthehet në joproduktive në aktivitetin e çdo sipërmarrësi, kemi largime të mëdha”, ka thënë ndër të tjera Shkodra.

Akuzojnë qeverinë se nuk po ndërmerr asnjë  masë konkrete dhe po realizojnë vetëm arnime elektorale që në thelb vetëm po rrisin informalitetin.

Pavarësisht se pritshmëritë janë që ky të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike numri i lartë i të prekurve me Covid  ka shtuar vështirësitë  te bizneset në vend të cilat po përballen edhe me rënie të kërkesës nga tregjet e huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat