“Janë të besueshme”, përgjimet e dosjes “Ndragheta” përplasin Bushatin dhe Haxhiun

Shqipëria

“Janë të besueshme”, përgjimet e dosjes “Ndragheta” përplasin Bushatin dhe Haxhiun

Më: 25 janar 2021 Në ora: 21:27
Andi Bushati dhe Baton Haxhiu

Publikimi në mediat italiane të përgjimeve të Antimafias për disa pjesëtarë të grupit mafioz “Ndragheta”, ku përmenden edhe emra biznesmenësh apo politikanësh shqiptarë, ka ngjallur debate dhe akuza në politikën shqiptare.

Kjo temë u diskutua mbrëmjen e sotme në emisionin “Shock” në Euronews Albania. Analisti Andi Bushati i konsideroi përgjimet e publikuara si të besueshme. Sipas tij, bisedat që bëjnë personat e kësaj organizate tregojnë se e njohin realitetin shqiptar.

“Përgjimet janë tejet të besueshme. Në këto përgjime të  pjesëtarëve të Ndraghetës kur flasin  për Shqipërinë përdorin emrin e një “Niku”. Ky është një personazh që ka fituar 20 tenderë publikë pa garë dhe me ofertë maksimale. Tirana po ndërtohet me paratë e krimit”, tha Bushati.

Përballë moderatores, Bruna Çiflligu, gazetari Bushati duke cituar raportet ndërkombëtare theksoi se 60% e investimeve që bëhen në kullat e Tiranës, kanë burime financimi të dyshimta.

“Raportet ndërkombëtare thonë se 60% e investimeve që bëhen në kullat e Tiranës janë pastrim parash. Ne këtu gjejmë një pasqyrë të realitetit, qe ne i dimë të gjithë dhe prandaj u besoj. Ne jemi pushteti i katërt dhe ne duhet të merremi me këto çështje”, tha ai.

Kjo çështje për analistin Baton Haxhiun nuk mund të bëhet pjesë e diskutimit publik për aq kohë sa nuk ka fakte konkrete. Sipas tij, kjo pjesë i takon prokurorisë, që të dokumentojë dhe të faktojë të gjitha pretendimet e ngritura.

“Personat që përmenden nuk i takojnë debatit publik dhe 20% asnjëherë nuk është pjesë e diskursit publik, kur nuk ke asnjë fakt para. Është punë e prokurorit dhe nuk është puna as e e imja dhe as e Bushatit. Puna e jonë është të merremi me fenomenin e korrupsionit, por duhet të merremi me fakte konkrete", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat