Thirrje e Presidentit Meta: Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh

Shqipëria

Thirrje e Presidentit Meta: Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh

Më: 26 janar 2021 Në ora: 09:42
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bën thirrje për një plan të qartë për të përballuar pandeminë e Covid-19. Referuar shifrave të fundit, Kreu i Shtetit thotë se ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.

Në një status në Facebook, Presidenti Meta shkruan se Covid nuk ndalet me propagandë

“Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.

Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.

Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës.

COVID-19 nuk ndalet me propagandë.

Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolut”, shkruan Kreu i Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat