Nga miniera në Parlament/ Kandidati i pavarur: Nuk bashkëpunoj me PD-PS

Shqipëria

Nga miniera në Parlament/ Kandidati i pavarur: Nuk bashkëpunoj me PD-PS

Më: 26 janar 2021 Në ora: 17:41
Elton Debreshi

Elton Debreshi kërkon që të ulet në një nga 140 vendet e parlamentit pas datës 25 prill. Kryetari i sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, në një intervistë në A2 tregon arsyet se përse e kanë shtyrë drejt këtij vendimi për të kaluar nga galeritë e kromit në sallën plenare.

“Nisma jonë nuk kishte pikësynimin për të hedhur kandidaturën për deputet sepse nuk kishte shumë interes. Ama ne kishim interesin për statusin e minatorit”, tha Debrashi,

Për të garuar në zgjedhje si i pavarur duhet 3 mijë firma dhe Debreshi tregon se krahas kushteve klimatike, ka edhe një vështirësi proceduriale për arritjen e këtij objektivi.

Hyrja apo jo në parlament do të varet nga votat që do të mund të mbledh në qarkun e Bulqizës, por Debreshi sheh te vetja një avantazh ndaj rivalëve politikanë.

“Prisnim vendimin e KQZ-së që të sillte fletë formatin dhe këtu ka një hile pak si të vogël ndaj kandidatëve të pavarur, sepse duan ta vështirësojnë aq shumë sa mos të ketë mundësi. Një deputet që mund të jetë goxha i mirë nga ana e dijes apo nga ana juridike, por nuk ka qenë kurrë punëtor dhe nuk e di kurrë hallin e punëtorëve. Kemi dy politikanë ose dy partitë që janë të pangopura me pjesën e punëtorëve të tërë Shqipërisë, jo vetëm të Bulqizë. Jemi të zhgënjyer totalisht me partitë politike”, tha ai.

Suksesi në elektorat do të shihet pas datës 25 prill dhe që tani kreu i sindikatës hedh poshtë bashkëpunimin me forcat politike, qofshin ato tradicionale, qofshin ato të sapokrijuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat