E zbulon Skënder Brataj, ja sa mjekë janë vaksinuar deri tani

Shqipëria

E zbulon Skënder Brataj, ja sa mjekë janë vaksinuar deri tani

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:07
Skënder Brataj

I ftuar në Open në Top Channel, drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se janë rreth 600 persona personel mjekësor që kanë marrë dozën e parë.

‘Deri tani kanë marrë dozën e parë 600 persona personal mjekësor. Për sa i përket vonesës së vaksinës kjo po ndodh në të gjithë botën.

Pfizer ka bërë deklaratë që do të rinivojë teknologjinë e prodhimit të vaksinave dhe për këtë fillimisht do të ketë një ulje të dozës së prodhimit.

Kjo deklaratë ka qenë që para 1-2 muajsh. Ka qenë e pritshme kjo vonesë që po ndodh në të gjithë botën. Nuk mund të bëhet krahasimi me Greqinë dhe Kroacinë sepse ata janë vende të Bashkimit Europian.’- tha Brataj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat