"LSI e artikuloi që në 2004"/ Monika Kryemadhi i merr

Shqipëria

"LSI e artikuloi që në 2004"/ Monika Kryemadhi i merr

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:10
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Duket se brenda opozitës ka dakordësi për rikthimin e taksës së sheshtë, nëse do kemi ndryshim të pushtetit.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ tha se taksën e sheshtë 9% e ka artikuluar LSI në 2004, dhe më pas Berisha ku erdhi në qeveri e implementoi. Madje ajo thotë se taksa e sheshtë u mor nga një ish-vend komunist si Sllovakia.

Sipas saj, pikërisht taksa e sheshtë që premton sot solli në qeverinë e PD formalitet dhe rritje ekonomike. Me qeverinë e PS ajo nuk ishte kundër taksës progresive, por sipas saj ajo nuk u realizua pasi po taksohen njerëzit më të varfër, dhe me më pak të ardhura.

”Për herë të parë taksa e sheshtë është artikuluar nga LSI në 2004, më pas Berisha e implementoi. U mor nga Sllovakia si një vend ish-komunist, autoritar, taksa e sheshtë solli një formalitet dhe rritje ekonomike, konsolidim.

Me taksën progresive kam qenë skeptike. Taksohen njerëzit e varfër, me më pak të ardhura. Mjafton të pyesësh të rinj. Nëse ke dy biznese në një vend, apo çift pensionistësh ,apo bizneset që kanë taksa ambienti, uji, ajri etj, taksohen disa herë. Kemi 2 vite e gjysëm që diskutojmë, është program i thjeshtë. Nëse njerëzit humbasin fokusin, humbasim dhe ne fokusin. Njerëzit kanë problem varfërinë, humbjen e vendeve të punës.

Pjesa tjetër ajo e shpopullimit. 5 prioritetet tona janë të lidhura me ato që përfaqëson LSI, mirëqënie, ekonomi, punësim etj.”- tha Kryemadhi.

Duke komentuar grabitjen e pak minutave më parë në Tiranë, Kryemadhi deklaroi se të tilla ngjarje ndodhin, për shkak të varfërisë që ka kapluar Shqipërinë. Ajo shtoi se nëse vazhdohet me këtë ritëm, njerëzit do shkojnë deri aty sa të vjedhin ushqimin për ta pasur në frigorifer.

“Varfëria ka arritur kulmin. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, njerëzit do grabisin ushqim në frigorifer. Ne kemi një program shumë të mirë përpara shqiptarëve”, u shpreh Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat