Këlliçi: Janë të kapur mat! Pse Rama nuk kërkon hetim si rasti i Tahirit?

Shqipëria

Këlliçi: Janë të kapur mat! Pse Rama nuk kërkon hetim si rasti i Tahirit?

Më: 27 janar 2021 Në ora: 17:40
Belind Këlliçi

Kryetari i FRPD Belind Këlliçi ka komentuar përgjimet e Antimafjas italiane në lidhje me investimet e 'Ndranghetas' në Tiranë dhe përfshirja e kupolës së qeverisë Rama.

Ferko: Detaje të reja të njëpasnjeshme janë publikuar mbrëmjen e djeshme në A Krasta Show nga gazetarja Alba Kepi, e cila ka përmëndur edhe emra të rinj të përfshirë në përgjimet e Ndragetas.

Ditën e djeshme ka reaguar Rama, por sot ka reaguar edhe Balla I cili në një intervistë ka pretenduar  se duhet folur me liderin e opoizitës I cili ka mik eurodeputetin e përfshirë në pastrimin e parave nga Ndrageta, Lorenco Ceza.

Këlliçi: Fakti që kanë zgjedhur Taulant Jarisin, të nxjerri këto akuza dhe të shpifi, Taulanti që ka shpyllëzuar dhe varfëruar vendlindjen e tij, tregon sesa të dëshpëruar janë.

Që të nxjerësh një organizatë mafioze ku ka 1 mijë faqe përgjim nga Antimafja italiane, që e vetmja arritje e tyre paska qënë që të hapin një dyqan rrobash në Shqipëri, këtë vetëm Rama Veliaj dhe Taulanti mund ta bëjnë. Të shësësh sapunin për djath shqiptarëve, ti trajtosh për budallenj, vetëm këta mund ta bëjnë. Ka 3 vitë që heton Antimafja kalabreze, ku përmendet kryebashkiaku, kryeministri, politikanë në pushtet dhe përmenden shifra konkrete 20 %, Rama del dhe thotë që e gjithë kjo ka qënë për të hapur një dyqan rrobash e citjanesh. Kjo është një cmënduri. Kjo dosje tregon urgjencën e madhe të ndërtimeve në Tiranë, shkatërrimin që po I ndodh Tiranës, aksioner qënka mafja italiane, kjo shpjegon sesi në mes të pandemisë, në 17 maj të viti të kaluar, u vendos të shembej Teatri Kombëtar dhe më pas të kërkoheshin 36 milion euro për ta ndërtuar sepse pas tyre aksioner qënka mafja italiane. Prandaj po shkatërrohet Kulla e Sahatit, po ndërtohet 30 kate në krah të saj, sepse mafja italiane është aksionere në këtë zonë. Këta janë të kapur mat.

Në asnjë gërmë nuk ka akuzë për kryetarin e opozitës, por në këto përgjime ka akuzë të drejtë përdrejtë për kryeministrin e vendin që merr 20 % të PPP si dhe për kryebashkiakun e Tiranës që merr 20 % për lejet e ndërtimit si dhe për drejtoerin e Policisë që e gostisin me djath dhe mish derri.

Koncesionet, PPP, kush I firmos, kryetari I opozitës apo kryebashkiaku me kryeminstrin. Nuk ka shqiptar që mos e kuptoj që kjo është një tentativë e Ramës për të hequr vëmendjen. Janë të kapur mat. Pse nuk mban standartin e Tahirit, Rama? Kjo është një organizatë kriminale dhe këta do hanë kokat e njeri tjetrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat