Veliaj uron Kadarenë për 85-vjetorin: Xhevahir i letërsisë moderne shqiptare

Shqipëria

Veliaj uron Kadarenë për 85-vjetorin: Xhevahir i letërsisë moderne shqiptare

Më: 28 janar 2021 Në ora: 12:50
Ismail Kadare

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar për 85-vjetorin shkrimtarin tonë të dashur Ismail Kadare.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj fton qytetarët që në këtë ditë të shënuar, të vizitojnë “Studio Kadare”, në Rrugën e Dibrës.

“Gëzuar 85-vjetorin Ismail Kadare, xhevahiri i letërsisë moderne shqiptare! Nëse nuk e ke vizituar ende ‘Studio Kadare’, në Rrugën e Dibrës, sot është një ditë e veçantë për t’u njohur me shtëpinë ku shkrimtari ynë i madh krijoi veprat e tij të paarritshme”, shkruan Veliaj.

Me dakordësinë edhe të familjes Kadare, Bashkia e Tiranës vendosi që banesën e shkrimtarit ta kthejë në një muze i cili hapi dyert për publikun më 25 maj 2019.

Muzeu ka si qëllim të tërheqë një audiencë gjithëpërfshirëse dhe t’u paraqesë vizitorëve vendas dhe të huaj vlerat e veprave të Kadaresë dhe punën e jashtëzakonshme që ai ka arritur gjatë jetës së tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat