“Përshëndes vëmendjen e PPE ndaj Shqipërisë”, Meta: 25 prilli, fundi i injorimit të kushteve për integrimin

Shqipëria

“Përshëndes vëmendjen e PPE ndaj Shqipërisë”, Meta: 25 prilli, fundi i injorimit të kushteve për integrimin

Më: 29 janar 2021 Në ora: 19:12
Ilir Meta

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Ilir Meta përshëndet Partitë Popullore Europiane, grupin më të madh në Parlamentin Europian, për interesin dhe vëmendjen e pandërprerë ndaj Shqipërisë.

Kreu i shtetit shprehet i bindur se, “25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin“.

Ilir Meta: E përshëndes vëmendjen e pandërprerë të Partive Popullore Europiane dhe thirrjet e përsëritura të miqve të sinqertë europianë, të cilët mezi presin çeljen e negociatave për Shqipërinë.

I garantoj se mbi 99% e popullit shqiptar, mezi e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin, duke e rivendosur vendin, plot energji të reja, drejt Bashkimit Europian.

Reagimi i Metës vjen pak orë pas reagimit të koordinatorit për Zgjerimin në PE, Michael Gahler, i cili i kërkoi kryeministrit Edi Rama të plotësojë kushtet për hapjen e negociatave dhe jo të sulmojë BE-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat