Çuri zbulon pse ‘Ndrageta’ hapi dyqanin pranë Tatimeve dhe paralajmëron përgjime të reja

Shqipëria

Çuri zbulon pse ‘Ndrageta’ hapi dyqanin pranë Tatimeve dhe paralajmëron përgjime të reja

Më: 29 janar 2021 Në ora: 23:45
Arian Çuri

Opinionisti Arian Çuri ka paralajmëruar përgjime të tjera lidhur me Ndragheta-n në Shqipëri. Teksa përballej në debat me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ai paralajmëroi se shumë shpejt do të publikohen materiale të tjera, duke ndarë edhe detaje. 

Çuri pretendon se ka dëgjuar vazhdimin e një përgjimi, ku tregohet arsyeja se përse dyqani “Gallo Albania” është hapur në rrugën Pjetër Bogdani.

Sipas tij, e gjitha ka ndodhur në mënyrë që pronarët të kishin pranë Drejtorinë e Tatimeve dhe të mund të takonin persona me influencë.

“Është më e thjeshtë se sa e bëjnë këta… Nga 2013 dhe këtej, ndërtimet janë katërfishuar në volum. Ndërkohë që kreditimi bankar, blerjet, të ardhurat e njerëzve, kanë rënë. Harrojini përgjimet, nga erdhën këto lekë. Neve na duhet kjo, që fakti që në treg janë më shumë lekë se sa ne prodhojmë si vend, fakti që bëhen ndërtime marramendëse, i bie që leku ka ardhur nga jashtë dhe është i pistë. Vetëm fakti që hyrje-daljet në ekonominë tonë janë në pabarazi, i bie ka qarkulluar para e pistë. Tani shumë afër do dalin përgjimet konkrete me kë kanë folur… Unë kam dëgjuar vazhdimin e një përgjimi. Prokurori i antimafias italiane tha që Ndrangheta është futur shumë thellë në Shqipëri dhe ka lidhje me politikanë. Kolegu im italian, se gazetarët në vende të tjera të botës kanë kontakt me Prokurorët, më tha një fjali që është thënë në këto përgjime, s’ka dalë akoma kjo po e nxjerr unë. Ata kanë thënë se “do ta hapim dyqanin afër Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që të bëjmë sikur shesim rroba dhe të takojmë drejtorët e mëdhenj”. Vajta verifikova dyqanin dhe ishte vërtet ngjitur me drejtorinë e Tatimeve,”-u shpreh ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat