“PS merr 75 mandate në 25 prill”/ Gjiknuri: Ja strategjia jonë!

Shqipëria

“PS merr 75 mandate në 25 prill”/ Gjiknuri: Ja strategjia jonë!

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 08:33
Damian Gjiknuri

“Partia Socialiste në zgjedhjet e ardhshme synon të marrë së paku 73 deri në 75 mandate, 9 prej të cilave në Vlorë”. Kështu deklaroi deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, gjatë një prononcimi televiziv.

“Në Vlorë synojmë të marrim 9 mandate, nga 8 që kemi pasur, që as nuk diskutohet. Ne kemi bërë një punë shumë të mirë në atë qark, janë bërë investime të jashtëzakonshme. Kjo është shumë e mundshme pasi shikojmë që kundërshtarët përveç organizimit me probleme nuk kanë më çfarë ofrojnë në Vlorë apo qarqe të tjera.

Nga ana tjetër kemi një shthurje të LSIsë. Është një parti, e cila përgjithësisht mbijeton kur ka pushtet, e ka shumë të vështirë ndryshe duke qenë se ka një mungesë ideologjie. Do të ketë një rënie të LSI-së. Në Vlorë do të jetë në një pozitë shumë të vështirë apo një pjesë e funksionarëve të tyre po shkon në PS, por ka edhe nga ata që shkojnë të PD”, tha Gjiknuri. “Pra, strategjia e PS-së është që të shkojë në 25 prill me një rezultat të sigurt fitues që për mendimin tim do të shkojë nga 73 deri në 75 mandate. Sipas llogarive të mia elektorale, PSja nuk zbret asnjëherë nën 72 mandate dhe një rastin optimal do të jetë 74-75 mandate, pra një përsëritje e rezultatit të 2017-ës”, tha Gjiknuri.

Lidhur me kallëzimet e bëra nga Partia Demokratike në SPAK, mbi disa funksionarë të PS-së, që akuzohet nga selia blu se kanë përdorur funksionin publik për interes elektoral, Gjiknuri tha se janë pretendime absurde dhe nuk lidhen me SPAK-un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat