Vaksinimi në Shqipëri, Dasho: Shifra qesharake! Ka mungesë transparence për publikun

Shqipëria

Vaksinimi në Shqipëri, Dasho: Shifra qesharake! Ka mungesë transparence për publikun

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 20:14
Erion Dasho

Mjeku Erion Dasho në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini në Ora News e ka komentuar si shumë qesharak procesin e vaksinimit në Shqipëri.

Dasho thotë se Shqipëria po vaksinon deri në 15 persona në ditë, teksa shton se qeveri shqiptare ka pasur mungesë të transparencës për dozat e marra nga Pfizer.

Dasho: Çdo dozë vaksine që vjen është për t’u mirëpritur dhe është për t’u përgëzuar qeveria që arrin ti sjellë. Të gjithë sot kanë një konsensus mbarëbortëror që për të përfituar përpjekjet për kontroll dhe për parandalimin e Covidit, vaksina është mjeti kryesor.

Mua  nuk më ka pëlqyer fakti dhe e kam kritikuar që qeveri shqiptare është përfshirë shumë vonë. Qeveria serbe ka filluar që në maj përçapjen për sigurimin e vaksinave, qeveri shqiptare u kujtua në dhjetor. Sot Serbia ka vaksinuar 6% të popullatës dhe është vendi i dytë në Europë përsa i takon numrit të vaksinave për 1000 banorë, ndërsa Shqipëria është në shifra qesharake, ku vaksinojmë nga 10-15 persona në ditë.

E dyta, më ka bërë përshtypje mungesa e transparencës në raport me vaksinën. Transparenca në të gjitha vendet e botës ka qenë për publikun, sepse ka pasur teori konspirative të shumta për vaksinën. Publiku është në mëdyshje. Vaksina duhet të kryhet pa asnjë mëdyshje, sepse vaksina të mbron shëndetin, të mbron jetën. Qeveria shqiptare duke e ditur këtë kontekst të teorive konspirative, vazhdon ta furnizojë edhe më tepër me teori të tjera këtë situatë, duke hedhur ide si ajo e fshehjes së origjinës së vaksinave dhe mbi të gjitha duke luajtur me dozën. Herën e parë u sollën 975 doza dhe sot u sollën 1170 doza. Ndërkohë që Pfizer e ka shumëfish të 975 sasinë e dozave qe sjell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat