E rëndë në parkun e Selanikut/ 62-vjeçari shqiptar i tregoi organet gjenitale 12-vjeçarit dhe…

Shqipëria

E rëndë në parkun e Selanikut/ 62-vjeçari shqiptar i tregoi organet gjenitale 12-vjeçarit dhe…

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 11:12
Ilustrim

Një 62-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturve.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Charilaou në Selanik, ku sipas policisë shqiptari i kishte treguar organet gjenitale një djali 12-vjeçar dhe e kërcënoi me thikë.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur në një park dhe rasti u denoncua në polici nga të afërm të të miturit.

Policia gjeti dhe arrestoi 62-vjeçarin, i cili është me origjinë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat