Rritja e abuzimeve seksuale, psikologët sugjerojnë ashpërsim të dënimeve

Shqipëria

Rritja e abuzimeve seksuale, psikologët sugjerojnë ashpërsim të dënimeve

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 20:09
Psikologia, Marsela Lekli

Psikologët e cilësojnë alarmuese situatën e veprave penale të abuzimit seksual me të miturit duke theksuar se ka mungesë në parandalimin e këtyre rasteve. Mbyllja e shkollave gjatë pandemisë duket se e ka vështirësuar situatën me të miturit, duke i lënë ata pa trajtimin me punonjës social apo psikologë që mund ti zbulojnë në këto raste në kohë. Një tjetër sugjerim i psikologëve është dhë rritja e dënimeve si një masë parandaluese.

Tri raste abuzimesh seksuale të regjistruara në vend në javët e fundit kanë ngritur alarmin për mungesën e mekanizmave parandalues për këto ngjarje.

Psikologia, Marsela Lekli, thotë se rastet e fundit kanë treguar se fenomeni është në rritje, ndaj ajo bën thirrje për dënime më të ashpra ndaj autorëve përgjegjës, pasi shumë prej tyre janë raste përsëritës.

“Masat e rrepta që duhet të jepin nga shteti. Një personi që përdhunon një të mitur duhet ti jepet masa më e rëndë e mundshme”.

Sipas Leklit, problematike mbetet edukimi i të miturve nga familja dhe shkolla.

Situata është bërë më kritike pas mbylljes së institucioneve arsimore, çka ka sjellë mungesën e trajtimit të fëmijëve me psikologë apo punonjës social.

“Shkolla ka rolin e rëndëishëm, duhet të jetë një lëndë për këtë, duke ditur që po bëhet një problem.”

Psikologia thekson se duhet të ketë fushata sensibilizuese në mënyrë për të parandaluar përhapjen e fenomenit si dhe për të nxitur denoncimin e tyre në kohë.

“Duhet ngritur zëri për të drejtat e fëmijëve, për sensibizilimin kundër përdhunimit të të miturve. Por familja ka rol kyç, nëna duhet të punojë me fëmijët. Duke parë që ky fëmijë ka probleme, dihet që diçka nuk shkon me atë fëmijë.”

Krimet seksuale kanë qenë një nga veprat më problematike përgjatë vitit 2020, ku janë shënuar mbi 140 raste, 20 më shumë se viti paraardhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat