Defekt në bombolën e gazit, shpërthim dhe flakë në mjet, shpëton paq shoferi

Shqipëria

Defekt në bombolën e gazit, shpërthim dhe flakë në mjet, shpëton paq shoferi

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 21:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një makinë u përshi nga zjarri mbrëmjen e sotme në Durrës. Flakëve u parapriu edhe një shpërthim i fortë që u dëgjua në gjithë zonën.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, në lagjen nr.13, Durrës, ku si pasojë e defekti teknik në bombulën e gazit ka shpërthyer dhe ka marrë flakë mjeti tip “Cadillac”,  me drejtues shtetasin A. A., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Në momentin e ngjarjes makina ka qenë në lëvizje. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e zjarrfikëses që kanë bërë shuarjen e mjetit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat