Meta lëshon mesazhin: Të rrëzojmë çdo mur që na ndan me Europën

Shqipëria

Meta lëshon mesazhin: Të rrëzojmë çdo mur që na ndan me Europën

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 14:19
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka nisur ditën me një mesazh në adresë të shqiptarëve, duke përkujtuar një ngjarje që është ende e largët si datë në memorien e shqiptarëve, atë hapjes së ambasadave më 2 korrik të 1990.

Kreu i shtetit ka pritur Ylli Bodinakun, personi që hyri në historinë e 2 korrikut 1990 që me makinën e tij "Skoda" çau murin rrethues të ambasadës gjermane, duke iu mundësuar mijëra shqiptarë të hynin në ambasada e huaja gjatë regjimit komunist.

"Një takim i ngrohtë me Ylli Bodinakun, heroin e ngjarjeve të 2 korrikut 1990, i cili me “Skodën” e tij, hyri në historinë e Shqipërisë, për aktin e pashembullt të trimërisë dhe të guximit, si i pari që çau “murin shqiptar të Berlinit” dhe hapi një dritare shprese e lirie për mijëra shqiptarë, pas dekadash terrori e izolimi", thekson Meta në një postim në Facebook.

Më pas Meta ka këtë mesazh për shqiptarët, duke e lidhur dhe me akuza indirekte ndaj mazhorancës. "I bindur se bashkë me familjen dhe Rikelin në krah, djalin 3 muajsh, mund të shkonte drejt vdekjes, asgjë nuk e ndali Ylli Bodinakun, për të na dhënë të gjithëve një shembull dhe mesazh të madh frymëzimi: Të rrëzojmë çdo mur, që na ndan nga Europa e Bashkuar", shprehet kreu i shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat